Shëndetësi
Transplantuesi i parë shqiptar i zemrës, takim me bashkatdhetarët
Dr. Omer Xhemali, zëvendësdrejtor i Klinikës Triemli të Cyrihut, është mysafir i grupeve për integrim në qytetin Wil
Zyra për integrim në qytetin e Wilit (SG) bashkë me grupin shqiptar për integrim, bëjnë ftesë për një pasdite të karakterit informativ me kirurgun shqiptar të zemrës, Omer Xhemali, që do të mbahet të dielën më 24 shkurt.
Xhemali, i cili është zëvendësdrejtor i Klinikës Triemli të Cyrihut, është bërë i njohur si shqiptari i parë që ka realizuar një transplantim zemre, njofton gazeta St.galler Tagblatt.
Takimi informativ që organizohet enkas për komunitetin e këtushëm shqiptar mbahet me moton “Ardhmëria juaj në Zvicër”. Të pranishmit do t`i përshëndesë edhe kryetarja e qytetit Wil, Susanne Hatmann.
Këtë organizim që është bërë tradicional për shqiptarët e këtushëm e bën Zyra për Integrim me përgjegjësin për integrim të qytetit Wil, Felix Baumgartner.
Do të jenë të pranishëm shumë përfaqësues për Integrim pranë organeve komunale të qytetit Wil të kantonit St. Gallen, këshilltarë të organeve komunale, si dhe shumë përfaqësues të zyrave të shumta nga organet komunale si do t`i informojnë të interesuarit për problemet e tyre në lidhje me integrimin etj.
Po ashtu do të ketë informacione për temat si: fëmijët, edukimi, shkolla, zgjedhja e profesionit-praktikimi profesional, kurset e gjuhës etj.
Dr. Omer Xhemali është i lindur në Tetovë. Me shpërthimin e krizës në regjion, ai në vitin 1992 ka ndërprerë studimet për mjekësi dhe ka emigruar në Gjermani Atje, pasi ka mësuar gjermanishten, ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Mainz-it.
Ai ka realizuar deri më tash në klinika të ndryshme operacione të ndërlikuara në zemër, ndër to edhe disa transplantime të zemrës, që konsiderohen ndërhyrjet më të avancuara në këtë fushë.
Xhemali bashkë me mjekë tjerë në Triemlispital dhe Universitätspital të Cyrihut është në përgatitje për t`i dhënë Cyrihut primatin e qendrës numër një në Zvicër për transplantimin e zemrës.
Për argëtim dhe muzikë do të kujdesen këngëtari Afrim Aliu dhe Ansambi i valleve “Arbëresha”, Sirnach.
Takimi, i cili fillon në orën 14 dhe zgjat deri në orën 16, mbahet në Stadtsaal të Wil-it.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












