Bota
Transporti publik: Qytetarët e cilave vende janë më të pakënaqurit
Kjo pabarazi është edhe më e madhe midis qyteteve, me norma që variojnë nga 22 për qind në Palermo të Italisë në 95 për qind në Cyrih të Zvicrës
Transporti publik ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme të banorëve me qytetin ku jetojnë, sipas raportit të Komisionit Evropian.
Anketa mbi cilësinë e jetës në vendet evropiane, e cila mblodhi përgjigje nga mbi 71,000 njerëz në 83 qytete në Evropë, zbuloi se në vitin 2023, afërsisht shtatë nga 10 banorë ishin përgjithësisht të kënaqur me transportin publik.
Megjithatë, ka një hendek të madh në nivelet e kënaqësisë së transportit publik midis tyre.
Për sa u përket kryeqyteteve, banorët e Tiranës dhe të Romës janë më të pakënaqurit, duke regjistruar shifrën më të ulët (29%). Sipas studimit, kënaqësia në kryeqendra varion deri në 91 për qind në Vjenë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Kjo pabarazi është edhe më e madhe midis qyteteve, me norma që variojnë nga 22 për qind në Palermo të Italisë në 95 për qind në Cyrih të Zvicrës.
Vihet re një tendencë gjeografike ku vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore raportuan kënaqësi më të lartë me transportin publik, ndërsa ato të Evropës Jugore dhe Lindore shfaqën nivele më të ulëta kënaqësie.
Për shembull, kënaqësia e transportit publik tejkaloi 85 për qind në tri kryeqytete nordike, si Helsinki, Oslo dhe Stokholm, e ndjekur nga afër nga Kopenhaga, me 81 për qind. Ndërsa më shumë se gjysma e banorëve në gjashtë kryeqendra jugore ishin të pakënaqur me shërbimet e transportit, duke përfshirë Tiranën, Romën, Podgoricën, Beogradin, Nikosian dhe Shkupin.
Anketa kërkoi nga banorët perceptimet e tyre nëse transporti publik është i përballueshëm, i sigurt, i lehtë për t’u aksesuar, i shpeshtë dhe i besueshëm.
Roma regjistroi rezultatet më të ulëta në katër nga treguesit kryesorë, si siguria, aksesueshmëria, frekuenca dhe besueshmëria. Gjithashtu, kryeqytetet e vendeve kandidate për në BE kishin rezultate të ulëta në këta tregues.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












