CH-Ballkani
Transportonin 300 kg hashash me mushka!
Ato ishin të transportuara me katër mushka, ka bërë të ditur policia greke. Njëri nga tregtarët, 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, derisa dy të tjerë janë arratisur në pyll
Transportimi i bimëve narkotike nga Shqipëria vazhdon në mënyra të ndryshme, përfshirë këtu edhe gomone e mushka.
Kështu ka ndodhur edhe së fundi, ku gati 313 kilogramë hashash janë ndaluar në kufirin shqiptaro-grek nga policia kufitare greke, shkruan ‘infranken.de’.
Ato ishin të transportuara me katër mushka, ka bërë të ditur policia greke. Njëri nga tregtarët, 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, derisa dy të tjerë janë arratisur në pyll, përcjell albinfo.ch.
Hashashi është konfiskuar nga ana e policisë greke. Hashashi i madh që prodhohet në Shqipëri transportohet me gomone drejt Italisë, kurse drejt Greqisë shpesh bëhet me gomarë dhe mushka.
Në fillim të shkurtit hetuesit grekë dhe italianë kishin zbuluar një skaf në Adriatikun Jugorë që transportonte më shumë se dy tonë hashash drejt Italisë. Trafikantët e drogës kanë hedhur mallin në det dhe kanë ikur.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?













