E-Diaspora
Tre filma të shkurtër nga Kosova
Pas shfaqjes së filmave në St. Margrethen të St. gallenit, të pranishmit patën mundësi të zhvillojnë një bashkëbisedim me regjisorin Ben Apolloni
Shoqata Kulturore Shqiptare ‘Mëmëdheu’ në bashkëpunim me shoqatën ‘Shqiponja’ dhe Kuvendin Shqiptar në Zvicër të shtunën, në St. Margrethen, shfaqën tre filma të metrazhit të shkurtër, të zhanreve të ndryshme. Filmat që u shfaqën janë “KatiV”, i regjisorit Ben Apolloni, “Gruaja në të zeza” i Besim Ugzmajlit, si dhe “Brenda” i Adhurim Kidës. Pas shfaqjes së filmave, ishte koha e rezervuar për bashkëbisedim me Ben Apollonin.
Regjisori kosovar Ben Apolloni ka studiuar në Fakultetin e Arteve, dega e artit dramatik, drejtimi regji, në Universitetin e Prishtinës. Ka diplomuar më 2005 në Teatrin shqiptar të Shkupit me shfaqjen “Miss Julia”. Ka magjistruar me filmin ‘Kati V’, film i cili është shpërblyer si filmi më i mirë në Festivalin “Nine Eleven” 2012. Po ashtu ka punuar në mjaft projekte të rëndësishme si regjisor, skenarist dhe si aktor.
Me këtë rast, Apolloni tregoi se është mjaft i kënaqur për mundësinë që po i jepet filmit kosovar të prezantohet jashtë vendit. Ai u përgjigj edhe pyetjeve te shumta te bashkatdhetarëve pas shfaqjes së filmave. Te pranishmit kishin fjalë miradije por edhe aty këtu ndonjë kritikë me qëllimin që në të ardhmen të punohet më mirë.
Regjisori Apolloni tregoi se iniciator për këtë ngjarje është shoqata kulturore “Mëmëdheu”, me Isuf Sherifin në krye. Ai po ashtu u shpreh se kjo iniciativë është një mundësi e mirë për të personalisht por edhe për filmin kosovar.
“Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë të shohin punën që e bëjmë ne filmbërësit në Kosovë dhe përmes filmave tanë ata do të kenë mundësi që të njohin edhe problemet, hallet që kemi ne këtu. Por edhe për ne është kënaqësi që t’i shfaqim filmat para tyre po ashtu do t’i shohim edhe nga afër reagimet e tyre”, u shpreh Apolloni
Beqir Miftari
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












