Kosova
Tri kampionet e Kosovës, pjesë e ekspozitës në Tokio
Mësohet se Ambasada e Kosovës në Tokio, së bashku me Bashkinë Minato, kanë organizuar një foto-ekspozitë për Kosovën në Tokio, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se ishte vit i Lojërave Olimpike Verore Tokio 2020, edhe karakteri i kësaj ekspozite është në këtë frymë – “Kosova, sporti dhe arritjet e yjeve tona”.
I ngarkuari me Punë i Republikës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti, në fjalën e tij tha se përmes kësaj foto-ekspozite, ku janë të ekspozuara 60 fotografi, Kosova synon të sjellë një pjesë të Kosovës dhe historinë e sportit kosovar në Tokio, për qytetarët japonezë.
“Në fotografitë, të cilat do të ekspozohen, vizitorët do të mund të shohin Kosovën që nga momenti i shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Roio2016 dhe medaljen e parë të artë të fituar në xhudo. Gjithsesi, këtu është përfshirë edhe suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në Lojërat Olimpike Verore Tokio2020, ku përsëri xhudistët tanë na bën krenarë me dy medalje të arta në xhudo. Në të njëjtën kohë, një hapësirë e veçantë e kësaj ekspozite i kushtohet peizazhit të bukur të Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
Ambasada e Kosovës në Japoni dhe i Ngarkuari me Punë, Arbër Mehmeti, falënderojnë fotografin e njohur kosovar, Blerim Uka, fotot e të cilit po i shihni këtu dhe do të qëndrojnë në qendrën sportive të Bashkisë Minato për dhjetë ditë radhazi. Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Japoni falënderon edhe Komitetin Olimpik të Kosovës për ndarjen e një numri të fotove, të cilat gjithashtu janë pjesë e kësaj ekspozite “Kosova, Sporti dhe Arritjet e Yjeve tona”.
Në hapjen zyrtare të ekspozitës, pjesëmarrës ishin edhe niveli drejtues i qytetit Minato, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Japoneze, Ambasadori i Shqipërisë, Gjergji Teneqexhiu, Ambasadori i Maltës, André Spiteri, përfaqësues të Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit dhe përfaqësues të shoqatave japoneze-kosovare në Japoni.
Për arsye të masave të pandemisë, Ambasada e Kosovës ka mundur të ftojë vetëm një numë të kufizuar të mysafirëve për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të kësaj foto-ekspozite. Gjithsesi, ne ftojmë dhe lusim të gjithë ata që duan ti shohin këto foto dhe të mësojnë për Kosovën, të vizitojnë Qendrën Sportive të Bashkisë Minato e cila do jetë e hapur çdo ditë, përfshirë vikendet nga data 2-12 nëntor 2021.
Qendra Sportive e Bashkisë Minato, hapur në vitin 2014 është institucion publik dhe qendra kryesore e sportit dhe rekreacionit në bashkinë Minato. Kjo qendër sportive ka përdorim të gjerë dhe të shumëllojshëm në strukturën e saj. Përveç hapësirave për ekspozita dhe galeri, kjo qendër sportive përmban hapësira të atletikës, hapësira për stërvitje, pishina, kënde për fëmijë, për të rinj dhe për të moshuarit.
Me mbi 860,000 vizitorë çdo vit që vizitojnë qendrën sportive të Bashkisë Minato, ky institucion publik është hapësirë ideale që përmes kësaj foto-ekspozite, Kosova të arrijë tek sa më shumë qytetarë japonezë të cilët do të mësojnë dhe informohen më shumë për vendin tonë./KultPlus
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













