E-Diaspora

Tre persona arratisen nga burgu i Aeroportit të Cyrihut

Këtë të shtunë ata arritën t’i kapërcejnë telat e burgut

Tre burra ishin duke pritur të dëbohen në burgun e Aeroportit në Cyrih, pasi kishin shkelur ligjin e emigracionit dhe integrimit.

Por këtë të shtunë ata arritën t’i kapërcejnë telat e burgut dhe të iknin nga burgu.

Sipas autoriteteve zvicerane, rrethojat e burgut janë të vendosura shumë poshtë, prandaj edhe ka ndodhur arratisja e tre personave.

Sipas Policisë, qëllimi i vendosjes së rrethojave është jo për t’i ndaluar arratisjet, por për t`i mbajtur jashtë personat e paautorizuar.

Njëri nga të arratisurit kishte përdorur strategji për t’u larguar, teksa kishte shpërqendruar mbikëqyrësit që ishin në oborr, në anën tjetër dy të tjerë ishin ngjitur për t’i kaluar pengesat.

Sipas autoriteteve të këtij shteti, këtu mungon edhe sistemi i alarmit, pasi do t’i parandalonte arratisjet, shkruan 21 minuten.

Megjithatë, sipas Policisë, personat e arratisur nuk janë të rrezikshëm, përcjell Albinfo.ch.