Lajme
Tre të plagosur dhe tre të zhdukur pas një zjarri në shtëpi në Lucern
Të hënën në mëngjes, një ndërtesë banimi u dogj në Escholzmatt Lucern, në lagjen Wiggen. Tre persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në rrezik për jetën. Tre persona të tjerë janë të zhdukur. Zjarrfikësit e policisë së Lucernit po hetojnë shkakun e zjarrit.
Flakët e larta disa metërshe shpërthyen të hënën në mbrëmje në Entlebuch, në komunën Escholzmatt-Marbach LU, rrethi i Wiggen. Zjarri ka rënë në një ndërtesë banimi. Zjarri mund të shihej nga larg kur ekipet e shpëtimit mbërritën rreth orës 1:20 të mëngjesit.
Siç shkruan policia e Lucernit, një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçar kanë pësuar lëndime të konsiderueshme dhe janë dërguar në spital me helikopterin e shpëtimit, ndërsa një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë.
Aktualisht rezultojnë të zhdukur tre persona që dyshohet se ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.
Shkaku i zjarrit aktualisht po hetohet nga zjarrfikësit e policisë së Lucernit. E pyetur nga Blick, policia nuk ka dashur të japë asnjë informacion të mëtejshëm për moshën dhe gjininë e personave. Më shumë informacion do të jepet në konferencën për shtyp në orën 11:15. /Blick
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026










