Lajme

Tre të vdekur në aksidentin e rëndë në Vaud

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A1 midis Estavayer-le-Lac dhe Yverdon-les-Bains. Tre persona kanë humbur jetën pasi një kamion është përplasur me një makinë, njofton policia e Kantonit Vaud

Një makinë është ndalur në korsinë e djathtë në një tunel për arsye që ende nuk dihen, transmeton albinfo.ch. Një kamion që pasoi nuk pati mundësi ta shmangte më makinën.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy gra (65 dhe 86 vjeçe) dhe një burrë (85).

Personi i katërt u dërgua në spital me lëndime të rënda. Shoferi i kamionit (31) nuk u lëndua. Prokuroria ka hapur një hetim. Autostrada A1 është mbyllur për disa orë midis Estavayer-le-Lac dhe Yverdon-les-Bains.