Shkurt.ch
Tre veta: kosovarë e zviceranë, “fluturojnë” me këtë Lamborghini nëpër lagje të banuara
Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti, tre persona, nga Zvicra dhe nga Kosova
Kjo makinë luksoze, Lamborghini, që po e shihni në fotografi, është parë pasditen e sotme në disa fshatra të Kantonit të Cyrihut, duke tejkaluar dukshëm shpejtësinë e lejuar, .shkruan 20minuten.ch dhe media tjera zvicerane Fjala është për rrugë lokale, në hapësira të banuara.
Pas disa denoncimeve nga qytetarët, policia e ka ndaluar rreth orës 15 veturën dhe i ka arrestuar në Rüti, tre persona, nga Zvicra dhe nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Vetura me këtë rast është konfiskuar. Ende nuk dihet nëse ajo i takonte njërit nga shoferët e ndaluar ose ishte e marrë me qira
Të arrestuarit janë në mes 19 dhe 40 vjeçarë.
Policia kërkon nga qytetarët që kanë parë dhe eventualisht e kanë filmuar makinën në fjalë të njoftojnë atë lidhur me mënyrën e vozitjes së saj, në veçanti në lidhje me shpejtësinë që ka zhvilluar. Nr i telefonit të policisë: 044 247 2.
Foto: Kapo Zürich
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











