E-Diaspora
Tre vite e gjysmë për 22-vjeçarin që goditi për vdekje sirianin
Një shqiptar 22-vjeçar do të duhet të vuajë dënim me burg për tre vite e gjysmë pasi e ka goditur sirianin me dy grushte në kokë.
Pak ditë më vonë, viktima ndërron jetë në spital pasi ka pësuar traumë kraniocerebrale.
Gjykata e Kielit në Gjermani, rastin që ndodhi në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg, e vlerësoi si shkaktim të lëndimeve trupore me pasojë – vdekje, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptari 22-vjeçar ka pranuar se nga fillimi i muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të një femre të re e ka goditur me grusht në kokë një bashkëmoshatar të vetin sirian dhe pas shtrirjes së tij në tokë, e ka goditur edhe një herë në fytyrë.
Prokurorja kishte kërkuar pesë vite e katër muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës maksimum dy vite burg.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










