Lajme
Trenat në Zvicrën frankofone vonohen më shumë se ata në Zvicrën gjermane
Këtë e tregon një vlerësim i lidhjeve hekurudhore i realizuar që nga fillimi i vitit nga radio dhe televizioni RTS në Zvicrën perëndimore
Trenat në Zvicrën perëndimore (frengjistfolëse) janë më pak të përpiktë sesa ata në Zvicrën gjermanishtfolëse. Këtë e tregon një vlerësim i lidhjeve hekurudhore i realizuar që nga fillimi i vitit nga radio dhe televizioni RTS në Zvicrën perëndimore, transmeton albinfo.ch.
Rreth dhjetë për qind e trenave në Zvicrën frëngjisht-folëse mbërrijnë më shumë se tre minuta me vonesë. Në Zvicrën gjermanishtfolëse, nga ana tjetër, këtë vonesë e bëjnë vetëm rreth gjashtë për qind e trenave.
Si shpjegim, një zëdhënës i SBB thotë për RTS: “Në 20 vitet e fundit, intervalet e trenave në trafik janë “ngushtuar” aq shumë sa që nuk ka më rezerva të mjaftueshme kohore”.
Edhe shiu ose rënia e gjetheve mund të çojnë në vonesa sepse trenat, në varësi nga kjo mund të përshpejtojnë dhe të frenojnë më pak shpejt, vazhdon shpjegimi i SBB.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton











