Lajme
Trenat Zvicër-Itali dezinfektohen për shkak të koronavirusit
SBB, sipas marrëveshjes, duhet të kryejë dezinfektimin në çdo ndalesë të trenit në Zvicër
Trenat që qarkullojnë në linjën Zvicër-Itali dhe anasjelltas sipas udhëzimeve të autoriteteve italiane duhet të dezinfektohen. Marrëveshja përfshin të gjitha mjetet e transportit në trafik ndërkufitar.
Mjetet e transportit në trafikun Zvicër-Itali dezinfektohen për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan sda.keystone. SBB, sipas marrëveshjes duhet të kryejë dezinfektimin në çdo ndalesë të trenit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo punë shtesë do të përfshihet si pjesë e pastrimit të rregullt ditor gjatë natës, ka njoftuar SBB të enjten
Me udhëzimin e autoriteteve italiane që nga 27 shkurti, të gjithë operatorët hekurudhorë janë detyruar që çdo ditë të dezinfektojnë trenat që shkojnë drejt Italisë.
SBB do të zbatojë këtë udhëzim për sa kohë që urdhri nga autoritetet italiane të jetë në fuqi. Urdhri i njëjtë po zbatohet edhe nga hekurudhat italiane, d.m.th. ai vlen përgjithësisht për të dy palët në trafikun ndërkufitar, ka specifikuar një zëdhënës i SBB.
Rrjeti i rrugëve të kompanive të shumta të transportit shtrihet edhe përtej kufirit Zvicër-Itali, përcjell albinfo.ch. Përveç SBB-së, kjo vlen edhe për “Rhätische Bähne” (Bernina-Tirano), Hekurudha Centovalli (Locarno-Domodossola), BLS (Simplon), Postbus dhe Flixbus.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













