Kosova
Trendafilova: Specialja ende nuk ka ngritur aktakuza për ish luftëtarët e UÇK-së
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka konfirmuar se ende nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Gjykata Speciale do të jetë e paanshme dhe do t’i gjykojë vetëm personat e caktuar për krime të caktuara, ka deklaruar kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë në Kosovë. Ajo ka konfirmuar se ende nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i demantuar njoftimet që jepen kohë pas kohe në media dhe opinion.
Në një adresim të saj para përfaqësuesve të shoqërisë civile, ajo ka dhënë detaje lidhur me funksionimin e kësaj gjykate, duke thënë se arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është që të arrihet mirëkuptimi dhe besimi lidhur me punën e gjykatës.
“Dhomat e Specializuara janë themeluar për të adresuar pretendimet për krimet kundër njerëzimit dhe po ashtu edhe krimet e luftës, duke siguruar gjykime të drejta të dhe të paanshme”, ka thënë Trendafilova, sipas të cilës, “Mandati i Dhomave është që të ndiqen dhe të gjykohen rastet kundër individëve dhe jo kundër organizatave apo entiteteve”, citon RE.
Ajo ka shtuar se Dhomat e Specializuara do t’i kushtojnë rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve të mbrojtur.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova po qëndron në Kosovë me Administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon.
E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.
Ndryshe, dyshimet në këtë gjykatë janë ngjallur kohën e fundit, pasi një gjykatës i EULEX-it ka nxjerr në shesh një numër skandalesh të prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtarë të cilët kanë gjykuar persona me ndikim të ish UÇK-së, për t’iu përshtatur proceseve politike, kryesisht bisedimeve me Serbinë. E njëri nga gjykatësit e EULEX-it është emëruar edhe gjykatës në Gjykatën Speciale, transmeton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










