Shkurt.ch
Tri koncernet zvicerane në mesin e 100 më të fortëve në botë
Nestle, Novartis dhe Roche vijnë së bashku me një kapital prej 493 miliardë frangash, dhe janë firmat më të suksesshme në Evropë
Në mesin e 100 koncerneve më të fuqishme në botë janë edhe tri koncernet zvicerane Nestle, Novartis dhe Roche. Kështu thotë një studim i “Ernst & Young”.
Në studimin e publikuar të mërkurën “Nestle”, kompania më e shtrenjtë zvicerane, me një kapital të tregut prej 192 miliardë dollarësh amerikanë, ka zënë vendin e 15-të. Pastaj vijnë në renditje kompania farmaceutike në Basel, Novartis, në vendin e 25-të, dhe Roche, në vendin e 26-të me një kapital tregu prej rreth 150 miliardë dollarësh.
Zvicra figuron me numër 5 në renditjen e vendeve me tri koncerne të mëdha në mesin e 100 top firmave në botë. Më pas vjen Gjermania, Australia, Japonia dhe Franca, të gjitha kanë nga katër koncerne të fuqishme dhe kanë zënë vend në top 100.Tre koncernet më të fuqishme zvicerane vijnë me një kapital në treg prej 493 miliard dollarësh, e cila është shumë pak se në fund të dhjetorit, që ishte 494.5 miliardë dollarë. Për këtë shkak, firmat zvicerane figurojnë me numër katër në renditjen e vendeve me firmat më të fuqishme në botë.
Firmat zvicerane vijnë shumë përpara katër koncerneve franceze me 353.5 miliardë dollarë, japoneze me 340 miliardë dollarësh dhe katër më të fuqishmet gjermane, si “Siemens”, “SAP”, “Volkswagen” dhe” BASF”, të cilat sjellin së bashku vetëm 284 miliardë dollarësh.
Pa konkurrencë mbeten në krye të renditjes koncernet më të mëdha amerikane, të cilat janë vlerësuar se kanë kapital prej 6.20 bilionë dollarësh. Kina për nga fuqia e firmave vjen në vendin e dytë me 1.43 bilionë dollarësh dhe më pas Britania e Madhe me firma që kanë kapital prej 1.01 bilionë dollarësh.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













