Kosova
Tri palë zgjedhje brenda një viti në Kosovë
Zgjedhjet e treta brenda vitit 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau të enjten legjislaturën e nëntë, pasi për shtatë muaj me radhë Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re në dy tentime radhazi. Vendimi erdhi pas konsultimeve me liderët e partive politike, ndërsa presidentja caktoi 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht kërkesave nga një pjesë e partive opozitare që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, partitë që ishin në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa – u shprehën në favor të datës së propozuar nga presidentja.
Zgjedhjet e treta brenda vitit 2025
Kosova do të zhvillojë për herë të tretë brenda këtij viti një proces zgjedhor. Para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, vendi ka organizuar:
• Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, për të cilat ishin planifikuar 8.7 milionë euro dhe u shpenzuan rreth 7.9 milionë euro.
• Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me buxhet të planifikuar prej 10.5 milionë eurosh. Shuma përfundimtare e shpenzuar do të bëhet e ditur nga KQZ-ja pas mbylljes së tërë procesit zgjedhor.
KQZ sot pritet të certifikojë rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
Një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është:
• Shpallja e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale
• Certifikimi i rezultateve për kuvendet komunale të zgjedhjeve të 12 tetorit
Si u ndanë komunat në zgjedhjet lokale?
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) siguroi udhëheqjen e 7 komunave.
– Fitore në raundin e parë: Podujevë, Shtime, Kamenicë
– Fitore në balotazh: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Obiliq, Fushë-Kosovë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po ashtu fitoi 7 komuna.
– Raundi i parë: Istog, Lipjan
– Balotazh: Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik, Viti
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të udhëheqë 6 komuna.
– Raundi i parë: Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
– Balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi udhëheqjen në 5 komuna:
Deçan, Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë
Lista Serbe mbetet subjekti me më së shumti komuna, duke fituar 9 në raundin e parë dhe më pas pa kundërshtar në Kllokot, duke e çuar numrin në 10.
Nga subjektet tjera:
– Ramiz Lladrovci fitoi në Drenas
– Nisma fitoi në Malishevë
– Në Mamushë triumfoi KDTP në balotazh
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit
Në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, rezultatet u ndanë kështu:
• Lëvizja Vetëvendosje: mbi 390.000 vota (42.30%)
• Partia Demokratike e Kosovës: mbi 190.000 vota (20.95%)
• Lidhja Demokratike e Kosovës: mbi 170.000 vota (18.27%)
• Koalicioni AAK–Nisma: mbi 66.000 vota (7.06%)
• Lista Serbe: mbi 39.000 vota (4.26%)
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











