Lajme
Tri shqiptare në “Germany’s Next Top Model”
Përpos modeles shqiptare, Elsa Latifaj, në “Germany’s Next Top Model” po marrin pjesë edhe dy vazja të talentuara me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Ida Kulis, 23 vjeçaren me rrënjë shqiptare por e lindur në Greqi. Ajo jeton në Köln dhe me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model” ka plotësuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha. “Është një hap i madh në botën e modës. Këtu duhet të fillojë karriera ime e modelingut, në mënyrë që të vazhdoj ta ndërtoj më pas. Kështu që të gjithë do të jenë në gjendje të më njohin mua dhe personalitetin tim – dhe unë do ta përdor këtë shtrirje për qëllimet më të mira” është shprehur Ida, përcjellë, Albinfo.ch.
Modelja shqiptare ka arritur të sigurojë edhe punën e parë me pjesëmarrjen në “Germany’s Next Top Model”. Ajo u bë fytyrë e kampanjës së brendit “Intimates Women’s Sheer Infinit”.
Pjesë e “Germany’s Next Top Model” është edhe 20 vjeçarja Leona Kastrati. Për të “Germany’s Next Top Model” ka qenë ëndrra më e madhe. Në kohën e saj të lirë, ajo këndon, vallëzon dhe gatuan me kënaqësi, veçanërisht ushqimet tradicionale shqiptare, përcjellë albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Sezoni i polenit është afër në Zvicër Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij... -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare














