Lajme
Tri shtetase gjermane humben jetën nga orteku në Alpet italiane
Informacionet zyrtare tregojnë se nga orteku i borës kanë humbur jetë një grua 35-vjeçare dhe dy vajza
Mediat gjermane kanë shkruar se në ditën e shtunë ka ndodhur një aksident në Alpet italiane, ku nga orteku i borës kanë humbur jetën tre persona, transmeton albinfo.ch.
Viktimat thuhet se janë të gjinisë femrore, një grua 35-vjeçare dhe dy vajza, njëra prej tyre në moshë shtatëvjeçare. Aksidenti ka ndodhur në Alpet italiane, pranë kufirit me Austrinë, njoftojnë media. Të tri viktimat ishin shtetas gjermanë.
Aksidenti ndodhi 2.400 metra (7.800 metra) lart në akullnajën Val Senales rreth mesditës së shtunës, thuhet në raportet e policisë italiane.
Një ekip prej 70 punonjësve të shpëtimit, të mbështetur nga tre helikopterë, morën trupat.
Njoftimi tregon se gruaja 35-vjeçare dhe vajza shtatëvjeçare kishin humbur jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë vdiq rrugës për spital.
Nga ana tjetër, dy persona të tjerë që mendohet se janë anëtarë të së njëjtës palë, u lënduan në ortek, por jeta e tyre nuk ishte në rrezik, thuhet në raporte. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












