Lajme
Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë
Njëri nga tërmetet ishte prej 5.2 shkallësh Rihter, ende nuk ka të dhëna për dëmet eventuale.
Kroacia është goditur nga disa tërmete, me një shkallë relativisht të lartë, me madhësi 5.2 goditi pjesën veriperëndimore të Kroacisë këtë mëngjes, me epiqendrën 12 kilometra në jugperëndim të Sisakut, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave të huaja, Shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se pas tërmetit të fortë këtë mëngjes, zona e Petrinja u godit nga dy tërmete relativisht të fortë në një periudhë shumë të shkurtër kohe.
Duhet theksuar se tërmeti i parë pasues ndodhi në orën 07:49 të mëngjesit dhe fuqia e tij ishte 4.7 shkallë të Rihterit. Vetëm dy minuta më vonë u regjistrua një tërmet me fuqi 4.1.
“Ende nuk kemi raporte, por është e mundur që një tërmet i tillë të shkaktojë dëme material në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit të Petrinjas”, tha sizomologu Kresimir Kuk.
Siç bëhet e ditur, njerëzit në Sisak dolën nga shtëpitë e tyre nga frika, ndërsa alarmet e makinave dëgjoheshin në të gjithë qytetin.
Ndërkohë që dëmtimi është i dukshëm në rrugët e Petrinja – fasadat janë plasaritur, dhe pjesë të ndërtesave kanë rënë në rrugë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











