E-Diaspora
Triumf i FC Kosova Sankt Augustin
Rreth 200 shikues ishin mbledhur të dielën e parë të qershorit në Sankt Augustin për të përcjellë ndeshjen e Ligës C të regjionit Rhein-Sieg ndërmjet FC Kosova dhe SV Troisdorf 05.
Ishte ndeshja e fundit e një sezoni shumë të mirë të klubit shqiptar, djelmoshat e të cilit qysh para kësaj loje e kishin të hapur derën për kalim në një ligë më të lartë. Tri pikë në ndeshjen e fundit siguronin jo vetëm kalimin në Ligën B, por edhe titullin e kampionit.
Qysh nga minuta e parë e ndeshjes djelmoshat e trajnerit Arton Delijaj treguan se nuk do të lejojnë befasi dhe se janë të vendosur që me lojën e fundit të kurorëzojnë me sukses sezonin 2013/2014. Mbrojtja më e mirë në këtë ligë përballonte me sukses edhe ato pak sulme të mysafirëve, e mesfusha e sulmi me mjeshtëri gjetën rrugën deri te goli i kundërshtarit. Fidan Qestaj, Besart Osmani, Ilir Delijaj dhe Jiton Jasser ishin golashënuesit në këtë ditë, por lavdatë meriton i gjithë ekipi.
Me fitoren e 21-të në sezon, FC Kosova bëhet edhe kampion dhe kthehet pas 10 vjetësh në Ligën B, në të cilën kishte luajtur më parë për dy sezona.
“Të stabilizohemi në ligën e re, por edhe të shikojmë për mundësitë e kalimit edhe në Ligën A“, flasin zyrtarët e klubit për planet e të ardhmes.
Që të jenë kaq optimistë kanë arsye të mjaftueshme.
53 lojtarë në dy ekipe, aktivistë të shumtë rreth klubit, një numër i madh përkrahësish si dhe sponzorët, kompanitë: “Alba Clean” me pronarët Haki dhe Rifat Qamilin dhe “Toni Bau” me pronar Driton Bujupin, të cilëve iu takon një falënderim i madh për përkrahjen jo vetëm në këtë stinor, por edhe në stinorët e tjerë.
Kur shkruhet për këtë klub nuk bën të harrohet internacionaliteti i tij.
Reputacioni i shkëlqyer i FC Kosova në këtë regjion josh edhe lojtarë nacionalitetesh të ndryshme, të cilët e ndiejnë veten shumë mirë në këtë klub.
“Unë fillova të luaj në FC Kosova, sepse tre shokë të mi ishin anëtarë të këtij klubi. Shumë shpejt kam vërejtur se kultura dhe respekti ndaj njëri-tjetrit në këtë klub kanë ngjashmëri me kulturën time dhe kjo më ka pëlqyer shumë“, rrëfen Jowan Khalil, lojtar i FC Kosova me prejardhje kurde nga Siria dhe njëri nga shtatë lojtarët joshqiptarë. “Këtu më pëlqen po ashtu humori. Në asnjë ekip tjetër nuk kam pasur më shumë kënaqësi se në FC Kosova. Këtu lojtarët nuk janë të ndarë në grupe.
“Ne jemi një ekip i vërtetë“, shton Jowan, i cili luan nga viti 2007.
“Kapitenin e kemi gjerman. Më shumë nuk mundesh të kërkosh nga një klub jogjerman”, ka thënë Jowan, duke aluduar në mikpritjen e shqiptarëve për lojtarët e nacionaliteteve të tjera dhe atmosferën e mirë në ekip.
Festimet vazhduan deri vonë. Për lojtarët kjo festë ishte vetëm fillimi. Festa e klubit vazhdoi edhe ca ditë me vonë në bregdetin spanjoll. Pas një pushimi disajavor, lojtarët do të fillojnë përgatitjet për aventurën sportive të ligës së re.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













