Portrete të firmave
“Triumf Sa”:Aty ku bëhet çmontimi, shitja si dhe montimi i veturave
E themeluar në vitin 2001 nga Vëllezërit Iseni nga Shkupi, “Triumf SA” është njëra ndër ndërmarrjet kryesore në Zvicër ku bëhet çmontimi i veturave, shitja si dhe montimi e të gjitha autopjesëve të markave Audi, VW, BMW etj.
Në kohën kur është krijuar, hapësira ku është sot “Triumf SA” ka qenë krejtësisht e lënë pasdore. Me angazhimin e vëllezërve Iseni, për pak muaj, e gjithë ajo hapësirë ishte shëndruar në një ndërmarrje serioze, me një organizim të mirëfilltë.
“Komuna Moudon ka qenë shumë e kënaqur që ne e morëm përsipër menaxhimin e kësaj zone. Prej se jemi këtu, raportet me organet komunale, por edhe ato të nivelit kantonal, janë të shhkëlqyeshme sepse ne jemni një faktor ekonomik, dhe kujdesemi me përpikmëri për mbrojtjen e ambientit.
Që nga vendosja e tyre, vëllezërit Iseni kanë investuar në krijimin e hapësirave adekuate dhe ë nsigurimin e pajisjeve për të kryer aktivitetin e tyre në mënyrë efiçiente.
“Triumf SA” merret kryesisht me shitjen e autopjesëve të përdorura, por të garantuara. Sistemi i vënë në vend në “Triumf SA” konsiston në testimin, verifikimin dhe etiketimin e secilës pjesë të çmontuar. Kështu që për çdo pjesë të shitur, pason garancioni.
Shumica e veturave që hyjnë në parkun e “Triumf SA” janë vetura në gjendje të mirë, sepse janë të çmontuara pas aksidenteve që kanë pasur. Veturat që çmontohen në “Triumf SA” vijnë esencialisht nga sigurimet kryesore zvicerane, me të cilat “Triumf SA” ka lidhur partnartitet prej mbi 15 vitesh.
Autopjesët janë të gjitha të markave të veturave gjermane siç janë Audi, VW, BMW, Mercedes, por edhe të atyre franceze, italiane, japoneze, etj. Në “Triumf SA” gjeni sikurse pjesë mekanike, elektrike, elektronike ashtu dhe karroseri.
Një pjesë e klientëve i blejnë pjesët në “Triumf SA” dhe i montojnë ato në ateljetë e “Triumf SA”, e cila pra ka krijuar hapësira adekuate.
Në “Triumf SA” bëhet po ashtu shitja e veturave, të cilat janë relativisht të reja. Zakonisht, me aktin e shitjes kryhet kontrolli teknik i Shtetit dhe furnizohet po ashtu garancioni mbi funksionimin e pjesëve kryesore të saj siç janë motori, ndërruesi i shpejtësive etj.
Një pjesë jo për t`u nënçmuar e klientëve të “Triumf SA” janë shqiptarë nga të gjitha trevat. Por edhe një pjesë e dukshme e tyre janë zviceran. Një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë nga profesionistë, respektivisht garazhe nga pjesë të Zvicrës frankofone, por edhe më larg, dhe nga individë privatë që shikojnë zgjidhje alternative për të blerë autopjesë me çmime më të volitshme.
Shumë nga klientët tanë janë të rregullt që me vite, ngase “Ne i mbajmë premtimet”, thonë vëllezërit Iseni.
Triumf SA,
Route de Bronjon 6
1510 Moudon
Tel. 021 905 45 65
Fax : 021 905 42 95
Natel : 079 292 70 91
E-mail : [email protected]
/Publireportage/
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen


















