Lajme
Trotuaret e larta, intervenojnë vetë persona me aftësi të kufizuar
Disa nga këta persona me aftësi të kufizuara, të pajisur me dalta dhe çekiçë, kanë intervenuar në trotuaret e qytetit, për t’i uluar ato, që të kalojnë me karroca lëvizëse
Një grup i personave me aftësi të kufizuara kanë marrë një aksion pune, në Komunën e Gjilanit, për t’i “prishur” trotuaret që i ka ndërtuar komuna. Disa nga këta persona të pajisur me dalta dhe çekiçë kanë intervenuar në trotuaret e qytetit, për t’i uluar ato, që të kalojnë me karroca lëvizëse sepse janë shumë të larta.
Ata deklarojnë se iniciativa për këtë aksion ka ardhur meqë qeverisja komunale e Gjilanit nuk ka shprehur interesim që t’i merrte parasysh kërkesat e tyre për ulje barrierash në shumë pjesë të qytetit dhe si pasojë e kësaj ata janë detyruar që të merrnin këto masa, ngase vlerësojnë se janë të drejta, shkruan sot “koha ditore”.
Ata theksojnë se shumica e trotuareve të cilat shërbejnë për kalimtarët kanë barriera të ngritura në gjatësi prej 20 centimetrash, duke e vështirësuar qasjen e tyre.
Avdil Ibishi është njëri nga personat me aftësi të kufizuara që kanë marrë pjesë në aksionin për uljen e trotuareve. “Ne kemi intervenuar në heqjen e tri barrierave në qytet ku njerëzit me aftësi të kufizuara nuk mund të kalojnë. Do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë dhe do të intervenojmë edhe në barrierat që janë në qendër të qytetit, afër komunës”, deklaroi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë












