Lajme
Trump: Çështja e Groenlandës do të diskutohet në Davos
Presidenti i SHBA-së paralajmëron diskutime për Groenlandën në Davos
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një takim shumëpalësh në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku pritet të diskutohet edhe çështja e Groenlandës, transmeton albinfo.ch.
Trump bëri të ditur se ishte dakorduar për këtë takim gjatë një telefonate që e cilësoi si “shumë të mirë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Lajmin ai e ka ndarë të hënën përmes platformës së tij online, Truth Social.
Po ashtu, Trump deklaroi se nuk pret rezistencë të madhe nga vendet evropiane lidhur me marrjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara. “Nuk besoj se ata do të rezistojnë shumë”, u shpreh ai para gazetarëve në Florida, duke shtuar për territorin arktik: “Ne kemi nevojë për të. Ata duhet ta bëjnë.”
Groenlanda është territor autonom nën sovranitetin e Danimarkës, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Javët e fundit, Trump ka intensifikuar pretendimet ndaj Groenlandës, duke i arsyetuar ato me interesa të sigurisë kombëtare të SHBA-së në Arktik.
Ai ka folur kryesisht për blerjen e territorit, por nuk ka përjashtuar as mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake. Të shtunën, Trump e përshkallëzoi më tej retorikën, duke kërcënuar me tarifa ndëshkuese ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane të NATO-s, nëse nuk pajtohen që SHBA-të të marrin Groenlandën./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva mbetet qyteti me trafikun më të rënduar në Zvicër Gjeneva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve zvicerane me problemet më të mëdha në trafik, sipas... -
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave











