CH-Ballkani
Trump kërkon nga Vuçiqi njohjen e Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dërguar urimet e tij për Ditën e Republikës së Serbisë, nëpërmjet një letre tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në të, përveç urimeve, Trump ka kërkuar nga Vuçiq që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën që, sipas tij, duhet të jetë me njohje të ndërsjella, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
Urimi i Trumpit dërguar Vuçiqit:
I nderuar zotëri president,
Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.
Këtë vit në festimin e 100-vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.
Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.
Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














