Lajme

Trump ua ka ndaluar 26 shteteve evropiane fluturimet për në SHBA

Këto janë 26 shtetet evropiane që Trump ua ka ndaluar fluturimet, në mesin e tyre edhe Zvicra

Presidenti Trump firmosi një vendim, ku do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta, por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë. “Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren”, tha presidenti.

Lista e mëposhtme tregon vendet e prekura nga vendimi i SHBA-së:

 

Austria

Belgjika

Republika Çeke

Danimarka

Estonia

Finlanda

Franca

Gjermania

Greqia

Hungaria

Islanda

Italia

Latvia

Lihtenshtajni

Lituania

Luksemburgu

Malta

Holanda (Vendet e Ulëta)

Norvegjia

Polonia

Portugalia

Sllovakia

Slovenia

Spanja

Suedia

Zvicra.