Lajme
Trump votoi në Florida
Mediat e huaja raportojnë se Trump ka votuar herët në mëngjes në Florida, në një bibliotekë që ishte kthyer në qendër votimi, por nuk u pa i shoqëruar nga gruaja e tij, Melanie Trump.
Trump ka një shtëpi në Florida dhe e kaloi vendbanimin e tij atje vitin e kaluar nga vendlindja e tij, që ishte New York-u.
“Unë votova për një djalë me emrin Trump”, tha ai me një buzëqeshje, ndërsa doli para medieve. Teksa votonte, ai mbajti një maskë, e cila është e rrallë për presidentin, i cili kaloi edhe infeksionin COVID.
“Ishte një votim shumë i sigurt. Shumë më i sigurt sesa kur dërgoni një fletë votimi me postë, unë mund t’ju them pse. Çdo gjë ishte perfekte, shumë e rreptë, e drejtë nga rregullat. Kur dërgoni fletën tuaj të votimit me postë, kurrë nuk mund të jetë e sigurt”, tha Trump.
Pothuajse 55 milionë amerikanë tani kanë hedhur vota të parakohshme, pasi koronavirusi e ka bërë votimin personal më problematik.
Më 2016 ai fitoi ndaj Hillary Clinton, kurse kësaj radhe përballë do të ketë një figurë të njohur të politikës amerikane, ish-zv. presidentin Joe Biden.
Gjithsesi ai votimin e sotëm personalisht e ka konsideruar përmes një shënimi në Twitter: “Një nder i madh”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













