Bota
Trumpi ia lë Sirinë, Erdoganit
Trumpi pas kësaj ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk
“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, këtë mesazh thuhet t’i këtë përcjellë presidenti amerikan Donald Trump homologut të tij turk Rexhep Tayyip Erdogan gjatë një bisede telefonike të zhvilluar më 14 dhjetor, e që bëhet publike vetëm tani.
Komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë i referohej Sirisë. Erdogani po i shpjegonte kreut të administratës amerikane të gjitha problemet e lidhura me praninë e SHBA-së në këtë vend e në Irak, të cilat, sipas zyrtarëve të lartë amerikane, po e irritonin Trumpin.
Presidenti e njoftoi të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Erdogani duket është përpjekur të tregojë se Amerika duhet të largohet tani nga Siria, e argument i fortë i tij për këtë, ishte mposhtja thuajse e plotë e ISIS-it atje, transmeton “TCH”.
Trumpi pas kësaj ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk, përcjell albinfo.ch.
Izraeli ndërkohë është betuar të luftoje prezencën e Iranit në Siri pas tërheqjes amerikane. Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleateve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














