Lajme
Trumpi nxit Rusinë të mos i mbështesë “mizoritë” siriane
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Rusinë që t’i japë fund mbështetjes së “mizorive” të Qeverisë siriane, ndërsa ka shprehur shqetësimin për dhunën në qytetin e Idlibit, të kontrolluar prej rebelëve.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë thirrje po ashtu për një “zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, raporton KTV.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, ka ushtruar presion mbi homologun rus për t’u dhënë fund sulmeve të Damaskut në Idlib.
Paralajmërimet nga Washingtoni dhe Ankaraja u bënë teksa forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, të mbështetura nga Rusia, kanë intensifikuar sulmet në bastionin e fundit rebele në vend.
Turqia, si mbështetëse e forcave rebele që luftojnë kundër atyre të Assadit, ka kërcënuar madje Rusinë me përdorim të forcës ushtarake, po qe se forcat siriane nuk largohen nga Idlibi deri në fund të këtij muaji, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












