Lajme
Turqi: Autobusi aksidentohet me një kamion dhe dy makina, 10 të vdekur dhe 39 të plagosur
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 39 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti, ku një autobus është përplasur me një kamion dhe dy makina.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga mediat turke, autoritetet atje kanë njoftuar se nuk dihen ende shkaqet e sakta të aksidentit teksa hetimet kanë filluar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












