Lajme
Turqia arreston 15 persona të dyshuar për lidhje me ISIS
Policia turke ka arrestuar 15 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, njoftoi sot agjencia shtetërore turke Anadolu.
Agjencia i referohet një deklarate të policisë së Stambollit, e cila thotë se ky grup personash u arrestua për planifikimin e sulmeve në konsullatat e Suedisë dhe Holandës në Stamboll, si dhe në kisha dhe sinagoga.
Policia shtoi se nuk mund të konfirmonte ndonjë “kërcënim specifik” ndaj lokacioneve të përmendura, raporton AP.
Sipas shërbimit të inteligjencës turke, grupi mund të ketë marrë udhëzime nga organizata e Shtetit Islamik të Provincës Khorasan, aktive në Azinë Jugore dhe Qendrore, e cila përfaqëson një nga degët e Shtetit Islamik.
Suedia dhe Holanda janë objektivi i kritikave të Turqisë dhe protestave të qytetarëve të saj, pasi Kurani u dogj në mënyrë demonstrative në një protestë të fundit në Stokholm dhe ngjarje të ngjashme ndodhën në Hagë të Holandës.
Këtë javë, disa vende perëndimore vendosën të mbyllin përkohësisht konsullatat e tyre në Stamboll për shkak të kërcënimeve të sigurisë.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike Pas defekteve të reja, ushtria vendos ndalim për 238 tanke... -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha













