Lajme
Turqia, e interesuar për blerjen e aeroplanëve rusë
Rusia dhe Turqia janë duke diskutuar mundësinë e dërgimit të sistemeve ruse siç janë aeroplanët luftarakë, Sukhoi SU-57 dhe aeroplanët e llojit, Su-35 në Ankara, ka thënë një zyrtar rus.
Rusia ka nisur dërgimin e sistemeve të saj për mbrojtje S-400 gjatë këtij viti në Turqi, hap që ka tensionuar marrëdhëniet e Ankarasë me aleatët e NATO-s, raportojnë mediat kosovare.
Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë larguar Turqinë nga programi i saj për prodhim të aeroplanëve F-35, të cilët Ankaraja po ashtu kishte planifikuar t’i blinte.
Dmitry Shugaev, udhëheqës i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak, ka thënë se ai ka planifikuar të diskutojë me një koleg turk sistemin rus të mbrojtjes S-400, por edhe “dërgimin eventual të sistemeve, Su-35 apo Su-57.
“Është treguar shumë interes, është shumë herët për të negociuar”, ka është cituar të ketë thënë Shugarev, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më 27 gusht se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për mbrojtje me Rusinë, duke përfshirë aeroplanët ushtarakë, pas takimit që ka pasur me presidentin rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











