Lajme
Turqia ndalon charter-ët spitalorë për të huajt për kurim nga Covid-19
Muajt e fundit në Turqi kanë shkuar shumë shqiptarë me mundësi ekonomike për të paguar faturat e kripura që nga shkuarja me charter spitalor e deri tek kurimi
Turqia nuk do të pranojë më të sëmurët me covid19 personat që mbërrin atje me chartera spitalor nga vende të ndryshme përfshi edhe Shqipërinë.
Ky është njoftimi i drejtorisë të aviacionit turk, ku thuhet se sipas urdhrit të ministrisë së shëndetësisë, publikuar paraditen e kësaj të diele, duke nisur nga sot, Turqia ndalon charterat spitalor që sjellin për kurim në spitalet turke, të sëmurët me covid, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Muajt e fundit në Turqi kanë shkuar shumë shqiptarë me mundësi ekonomike për të paguar faturat e kripura që nga shkuarja me charter spitalor e deri tek kurimi.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë udhëtuar 270 chartera të dedikuar për arsye mjekësore.
Sipas të dhënave të klinikave private që bënin të mundur dërgime të pacientëve në Turqi, kostoja totale kapërcente mijëra euro.
Kur pacienti nuk ishte i intubuar duhet të paguante 12 deri 14 mijë euro vetëm për charterin e dedikuar dhe nata për raste të tilla arrin në 1500 euro.
Në total për 14 ditë, që përkon me kohëzgjatjen e trajtimit të Covid-19 fatura arrinte në 35 mijë euro, pa llogaritur këtu koston e kthimit të pacientit në Shqipëri, që mund të kryhet përmes një avioni normal apo sërish me charter.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















