Lajme
Turqia paralajmëron sulme islamofobe në Evropë
Turqia ka paralajmëruar qytetarët e saj për “sulme të mundshme islamofobike, ksenofobike dhe raciste” në SHBA dhe Evropë, pasi aleatët e saj perëndimorë paralajmëruan qytetarët e tyre në Turqi për sulme të mundshme terroriste.
Në dy këshilla të veçanta udhëtimi, Ministria e Jashtme e Turqisë këshilloi qytetarët e saj në SHBA dhe vendet evropiane që “të sillen me qetësi përballë ngacmimeve dhe sulmeve të mundshme ksenofobike dhe raciste” dhe të “qëndrojnë larg zonave ku demonstratat mund të intensifikohen”, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Disa ambasada në Ankara, duke përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, lëshuan alarme sigurie për qytetarët e tyre në Turqi, duke paralajmëruar për “sulme të mundshme terroriste hakmarrëse nëpër xhami”.
Kjo pason incidentet e fundit të djegies së Kuranit në Evropë.
Ministria e Jashtme e Suedisë këshilloi gjithashtu qytetarët e saj në Turqi të shtunën që të shmangin turmat dhe protestat.
Një politikan i ekstremit të djathtë, anti-emigrant dogji një Kuran javën e kaluar pranë ambasadës turke në Stokholm gjatë protestave, duke rritur tensionet midis Turqisë dhe Suedisë. Akte të ngjashme të djegies së Kuranit në Holandë dhe Danimarkë kanë marrë gjithashtu dënime të forta nga Ankaraja.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














