Lajme
Turqia propozohet si qendër për shpërndarjen e gazit rus në Evropë
Propozimi vjen pas takimit Putin-Erdogan
Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan në samitin e Kazakistanit. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Putin ka sugjeruar që Turqia mund të përdoret si një qendër për të shpërndarë gazin rus në Evropë.
Në takimin me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë rezulton të jetë mënyra më e besueshme për të çuar gazin në BE, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndal plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin nën Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi.
Të mërkurën Putin tha se vëllimet e humbura nga gazsjellësi Nord Stream mund të zhvendosen në rajonin e Detit të Zi, duke e bërë Turqinë qendrën më të madhe për furnizimet me gaz në Evropë.
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar













