Lajme
Turqit ofrojnë 50 milionë € për stadiumin shtetëror
“Stadiumi do të jetë ndër 9 stadiumet më të bukura në botë dhe paratë do të jepen më kamata të ulët. Stadiumi do t'i ketë 25 mijë ulëse”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë “Akay Construction INC”
Kompania turke “Akay Construction INC” është shprehur e gatshme të ofroj një shumë prej 50 milionë eurosh, me kredi shumë të ulët, për ndërtimin e stadiumit të Kosovës në Prishtinë. Kështu ka deklaruar për mediet kosovare drejtori i kësaj kompanie turke, Ertan Olgun, sipas të cilit, ky stadium do të jetë gati për 18 muaj.
“Stadiumi do të jetë ndër 9 stadiumet më të bukura në botë dhe paratë do të jepen më kamata të ulët, ndoshta edhe pa kamatë. Stadiumi do t’i ketë 25 mijë ulëse”, ka thënë ai për RTK.
Ndryshe sot delegacioni turk, që ka vizituar Kosovën dhe ka takuar zyrtarë të institucioneve të vendit dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Delegacioni nga kompania turke, “Akay Construction INC”, përbëhet nga drejtori Ertan Olgun dhe zëvendësin e tij Murat Ozturk dhe nga miku i madh i FFK-së, Kenan Kurtesh.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










