Lajme
Twitteri lanson platformën që synon luftimin e lajmeve të rreme

Rrjeti social Twitter ka nisur të hënën platformën Birdwatch që synon t’i parandalojë dhe luftojë lajmet e rreme që publikohen në këtë rrjet.
Birdwatch aktualisht është në pilot projekt i drejtuar nga komuniteti, duke lejuar përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë “shënime” për disa ‘cicërima’ që do publikohen në pjesë të ndryshme të rrjetit. “Shënimet” do shërbejnë që më pas postimet e rreme në Twitter të evidentohen dhe të eliminohen.
Qasja e platformës Birdwatch është e modelit moderues të Twitter ku postimet e tilla do etiketohen.
Twitteri muajve të fundit ka kryer një varg aksionesh në luftimin e postimeve të rreme apo atyre që nxisin dhunë. Ndër rastet që më së shumti ka bërë bujë ishte bllokimi dhe mbyllja e llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nën arsyetimin se ka nxitur përleshje në Capiol.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
KQZ aprovon 56 mijë e 610 votues nga diaspora Nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës deri dje në ora 17:00...
-
Presidentja Osmani i premton mërgatës: Votimet e ardhshme, nga ambasadat
-
Kreatorja e tortave të paharrueshme merr përvojë zvicerane
-
Sigurohu sot, që nesër të jesh më i sigurt
-
Elvisi, kandidat për ta përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike
Jeta në Zvicër
-
Variantet e reja përfshijnë 70% të infeksioneve të reja në Zvicër Përkundër një ngecjeje në numrin e infeksioneve të reja, Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik (FOPH)...
-
1130 infeksione të reja dhe 16 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër
-
Më 7 mars votohet në Vaud: Rast për shqiptarët të zgjedhin të preferuarit e tyre
-
Kuriozitetet për kantonet zvicerane
-
Zvicra shumë shpejt me qentë që nuhasin koronavirusin