Lajme

Tym i zi pas votimit të parë, sinjalizon se nuk është zgjedhur Papa i ri

Nga oxhaku i Kapelës Sistine është ngritur tym i zi pas votimit të parë të Konklavit, duke konfirmuar se kardinalët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të zgjedhur Papën e ri.

Procesi i votimit do të vazhdojë. Zgjedhja e Papës kërkon një shumicë prej dy të tretash të votave të kardinalëve elektorë. Procesi mund të zgjasë disa ditë, me disa votime në ditë, derisa të dalë tymi i bardhë që sinjalizon zgjedhjen e Papës së ri.