Shkurt.ch
U hap panairi i 88-të i automobilëve: 180 ekspozues, 110 premiera botërore
Në hapjen zyrtare, ministri Parmelin duke theksuar rëndësinë e automobilëve ka thënë: "duhet pasur parasysh se jo të gjithë banorët e Zvicrës banojnë në qytete ose në afërsi të ndonjë stacioni hekurudhor"
Ministri federal Guy Parmelin, në resorin e të cilit është mbrojtja dhe sporti (VBS) ka bërë sot hapjen solemne të Panairit të automobilëve (Autosalon) në Gjenevë, shkruan sda.ch. Në këtë panair, prodhimet e tyre më të reja i ekspozojnë 180 prodhues nga e gjithë bota. Kjo festë e madhe e automobilizmit që zgjat 11 ditë, pritet të vizitohet nga 700 mijë veta, trasnmeton albinfo.ch. Parmelin në fjalën e tij ka apeluar për një “mobilitet që i përshtatet nevojave të secilit”.
Përpikmëria, ekologjia dhe siguria, këto janë tri parimet mbi të cilat, sipas tij, mbështetet mobiliteti modern. Duke marrë parasysh këto kritere, shpeshherë transportuesit publikë dhe në veçanti hekurudha, shpeshherë është privilegjuar, ka thënë ministri. Por, ka shtuar ai, duhet pasur parasysh se jo të gjithë banorët e Zvicrës banojnë në qytete ose në afërsi të ndonjë stacioni hekurudhor. Së këndejmi, jo të gjithë punojnë ose bëjnë furnizimet në vendin ku banojnë, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye do të ishte e gabuar që t`i vejmë “në garë” rivaliteti mjetet e ndryshme të transportit.
Parmelin kishte shkuar në Gjenevë me tren dhe pastaj këmbë deri në qendrën e panaireve.
Pas fjalës së tij të hapjes ai me përfaqësuesit e medieve ka bërë vizitën tradicionale të një numri ekspozuesish në panair.
Panairi i 88-të i automobilëve i nisur sot, mbyllet më 18 mars. 180 ekspozuesit do të prezantojnë 110 premiera evropiane dhe botërore.
Përveç rreth 10 mijë përfaqësuesve të medieve, organizatorët presin rreth 700 mijë vizitorë. Vend me rëndësi në këtë panair zënë automobilët që kursejnë energji dhe ata që vihen në lëvizje me burime alternative të energjisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












