U hap Salloni i 81-të i veturave në Gjenevë
Asnjëherë deri më tash nuk ka pasur kaq shumë kërkesa për hapësira të ekspozimit sikur këtë vit
Është hapur sot në Gjenevë Panairi i 81-të me radhë i automobilëve. Gjatë kohës sa do të qëndrojë i hapur, deri më 13 mars, automobilët e tyre do t`i prezantojnë 260 ekspozues nga 31 vende të botës.
Drejtori gjeneral i sallonit, Rolf Studer ka thënë për radion DRS se kërkesa për hapësirë ekspozimi ka qenë shuzmë e madhe. „Asnjëherë deri më tash nuk kemi pasur kaq shumë kërkesa për hapësira të ekspozimit” ka thënë ai.
Studer po ashtu ka theksuar se në trend janë veturat e vogla dhe të lehta. Po ashtu një vend të rëndësishëm në panair zënë edhe automobilët alternativë dhe ata që funksionojnë me energji elektrike.
Në një fjalim që ka mbajtur me rastin e hapjes, presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey është shprehur e kënaqur për vendin që zënë automobilët alternativë në këtë panair.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










