Kosova
U kërcënua në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: “Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”
Në një postim në Facebook, Kamberi ka treguar se është kërcënuar me arrestim apo dëbim nga nënkryetarja e parlamentit serb, Snezhana Paunoviq, njëherësh deputetja e partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit.
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se është kërcënuar gjatë seancës ë Kuvendit të Serbise, ku ai foli për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Kamberi ka treguar se është kërcënuar me arrestim apo dëbim nga nënkryetarja e Parlamentit serb, Snezhana Paunoviq, njëherësh deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, raporton Albinfo.ch.
“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, të mos gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka cituar Kamberi deputeten e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi ka thënë s kjo deputete ka propozuar arrestimin e tij sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit rreth Kosovës, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.
“Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e ‘garantuar’ me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës, duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij, e vërteta në Serbi dënohet.
“Po fole të vërtetën, të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit. Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka ‘mohuar disa doktrina themelore katolike’. Heretikët parlamentarë serbë po bëjnë të njëjtën”, ka thënë ai.
Tutje Kamberi ka thënë se i vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës.
“Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike, jorealiste. E vërteta mund të jetë e hidhur, por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua, ‘toka do të vazhdojë të rrotullohet’. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, ka përfunduar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












