Kosova
U nënshkrua kontrata për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë
Kjo rrugë që pritet të kushtojë 12 milionë euro, do të përafrojë edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi
“Ministri Pal Lekaj në prezencë të deputetëve që vijnë nga Deçani, si dhe kryetarit të Deçanit, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve të rrugës Deçan-Plavë”, thuhet në një njoftim nga zyra e ministrit në fjalë.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, duke i uruar deputetët, kryetarin si dhe të gjithë banorët e Deçanit, ministri Lekaj është shprehur: “Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijnë nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, e nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milionë euro.
Në koordinim të plotë me operatorin e kontraktuar, ndërtimi i kësaj rruge do të fillojë në muajin mars të këtij viti, varësisht nga kushtet atmosferike. Kjo rrugë do të përafrojë edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin”, ka thënë veç tjerash ministri Lekaj.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër












