Lajme
U përfshinë në rrahje, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, të cilët u rrahën mes vete në rrugë “Rugova” në Prishtinë.
Të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia në vend të ngjarjes ka gjetur dhe ka sekuestruar një shufër metalike, një skallper, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Rugova, Prishtinë 01.10.2022 – 13:08. Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes veti. Si pasojë e rastit, të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në SHSKUK. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper, të cilat dyshohet se janë përdorë në rast nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










