Lajme
U shkarkua nga vetingu, Gjykata e Strasburgut rrëzon pretendimet e gjyqtares shqiptare
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut.
Gjykata e Strazburgut rrëzon pretendimet e ish-gjyqtares, pasi thotë që nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas njoftimit të Gjykatës, procedurat për shkarkim ishin të rregullta dhe shkarkimi i Xhoxhaj ishte proporcional.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thotë se në çështjen Xhoxhaj, kundër Shqipërisë nuk kishte shkelje të disa neneve që pretendonte gjyqtarja Xhoxhaj, si e drejta për proces të rregullt, pretendimi për parregullsi në procedura, e të tjerë.
Altina Xhoxhaj, ish-gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese, u largua nga detyra në 3 maj 2018. Xhoxhaj ankimoi në Strasburg shkarkimin e saj me pretendimin si të pabazuar në ligj e prova.
Sipas KPK, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj. KPA gjithashtu mbështeti vendimin e organit të parë, duke e larguar atë nga drejtësia.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













