Shkurt.ch
U shkurtohen pagat 5400 punonjësve të OKB-së në Gjenevë
Për muajin qershor të këtij viti është paralajmëruar se atyre do t`u shkurtohen pagat për 5 për qind
5400 nëpunës që punojnë në selinë e OKB-së në Gjenevë po kundërshtojnë ulejen e pagave. Për muajin qershor të këtij viti është paralajmëruar se atyre do t`u shkurtohen pagat për 5 për qind. Kështu thotë për srf Ian Richards, sekretar i përgjithshëm i organizatës së nëpunësve të OKB-së në Gjenevë.
Ulja e të ardhurave është vendosur pa kërkuar më parë qëndrimin e punonjësve të cilët i prek ky vendim, thotë Richards. Veç kësaj, sipas tij aktualisht nuk ka pothuaj fare punësime të rregullta (fikse) por më shumë kontratat ë kufizuara për disa muaj.
Nëpunësit i kanë mbështetur shpresat te një vendim i pritshëm gjyqësor për një rast që po procesohet në Gjykatën e Punës, në rast se vendimi që do të merret do të jetë në favor të nëpunësit, atëherë edhe vendimi për shkurtimin e pagave pritet të shfuqizohet.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










