Futboll

U shpall futbollisti i ndeshjes, Ismajli flet për mediat italiane

Ismajli nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore me Torinon që duket se e ka lënë pas krizën ku ishte zhytur përpara se ardhjes së D’Aversës në pankinë

Torino mori një fitore shumë të rëndësishme këtë të diel ndaj Pisës me rezultatin 1:0. Che Adams ishte ai që i dhuroi suksesin Torinos, por elementi më i rëndësishëm për skuadrën granata rezultoi të ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli

Dhe ishte pikërisht futbollisti kuqezi ai që u shpall edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Në përfundim të sfidës, Ismajli nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore me Torinon që duket se e ka lënë pas krizën ku ishte zhytur përpara se ardhjes së D’Aversës në pankinë, transmeton albinfo.ch.

“Jam i lumtur për çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi. Dhe e meritonim. Për Pisën, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë. Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Averses, kemi ndryshuar”, tha Ardian Ismajli për mediat italiane.