Lajme

U vranë dhjetëra persona për tri ditë, nis armëpushimi në Gaza

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Egjipti dhe hyri mbrëmë në fuqi, duke ndalur dhunën nga e cila vdiqën të paktën 44 persona vdiqën në dhunën e fundit,

Izraeli dhe militantët palestinezë kanë arritur marrëveshje armëpushimi, e cila është respektuar gjatë natës së mbrëmshme.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Egjipti dhe hyri mbrëmë në fuqi, duke ndalur dhunën nga e cila vdiqën të paktën 44 persona, raporton Albinfo.ch

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OKB-ja u kanë bërë thirrje palëve që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë armëpushimin “dhe të sigurohen që furnizimet humanitare dhe të karburanteve të mund të dërgohen në Gaza”.

Ai po ashtu kërkoi që të hetohen rastet e vdekjeve të civilëve./Albinfo.ch