Lajme
Uashingtoni përgatitet për inaugurimin virtual të presidentit
Inaugurimi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar do të përfshijë një “paradë virtuale në gjithë Amerikën” në përputhje me kufizimet e koronavirusit, njoftuan organizatorët.
Pas ceremonisë së betimit në pjesën perëndimore të Kapitolit në Uashington, zoti Biden dhe bashkëshortja, Jill Biden, bashkë me Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris dhe bashkëshortin, Doug Emhoff, do të marrin pjesë në një ceremoni ushtarake, siç e kërkon tradita, ku presidenti inspekton gatishmërinë e trupave, raporton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu, sipas traditës, zoti Biden do të shoqërohet nga përfaqësues të të gjitha armëve të ushtrisë në një segment rruge deri në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Komitetit për Inaugurimin e Presidentit, në të gjitha këto ceremoni do të zbatohet distancimi fizik. Qëllimi, sipas komitetit, është që “popullit amerikan dhe botës t’i jepen imazhet historike të presidentit të zgjedhur që shkon në Shtëpinë e Bardhë pa praninë e turmave të mëdha”.
Ditët e fundit punëtorët filluan të çmontonin një stendë parade para Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ekipi i tranzicionit i zotit Biden vazhdon të përgatitet për ceremoni që do të jenë kryesisht virtuale.
Organizatorët thanë se parada virtuale që do të organizohet në gjithë vendin do të shërbejë për të “nderuar heronjtë e Amerikës si dhe për të pasqyruar amerikanët e të gjitha sferave të jetës në shtete dhe rajone të ndryshme”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











