Shkurt.ch
Udhëtimi me aeroplan, kurrë më i sigurt se në vitin 2012
Sipas qendrës gjermane linjat ajrore nga Evropa, Hong Kongu dhe Zelanda e Re kanë marrë vlerësimin më të lartë për siguri
Viti i kaluar ishte më i sigurti në historinë e fluturimeve me aeroplan. Këtë vlerësim të sigurisë së transportit ajror e ka bërë qendra gjermane “Jet Airliner Crash Data Evaluation Centre” (JACDEC), e cila ka publikuar një listë të linjave ajrore më të sigurta dhe më pak të sigurt në vitin 2012.
Sipas qendrës gjermane linjat ajrore nga Evropa, Hong Kongu dhe Zelanda e Re kanë marrë vlerësimin më të lartë për siguri.
Indeksi i sigurisë përcaktohet duke marrë parasysh kohëzgjatjen e shërbimit të një kompanie ajrore, nga numri i përgjithshëm i aeroplanëve të shkatërruar që nga viti 1983, kur JACDEC kishte filluar me përcjelljen e linjave ajrore.
Vitin e kaluar janë regjistruar një total prej 496 incidenteve në fluturimet komerciale, dy më pak se vitin 2011.
Aksidenti më i rëndë ajror ka ndodhur më tre qershor, kur aeroplani i kompanisë “Dana Air“ është rrëzuar në afërsi të Lagos në Nigeri. Në këtë aksident kanë humbur jetën 163 persona.
Edhe “Wall Street Journal” kishte publikuar një artikull me të dhënat e sigurisë nga fluturimet duke terguar se fluturimet komerciale janë më së paku të rrezikshme që nga vitet gjashtëdhjeta.
Vitin e kaluar në mbarë botën sipas “Wall Street Journal” janë rrëzuar 23 aeroplanë, kryesisht në Afrikë. Mesatarja në dhjetë vjetët e fundit është 34 ndërsa në SHBA nuk ka pasur aksdente fatale ajrore që nga viti 2009.
Kompanitë ajrore nga Amerika e Veriut dhe Azia janë më të sigurta, ndërsa ato nga Afrika dhe zona e Karaibeve janë më pak të besueshme.
Lista e 10 aviokompanive më sigurta, të paktën sipas vlerësimit të JACDEC:
http://www.jacdec.de/jacdec_safety_ranking_2012.htm
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













