Koronavirusi: çast pas çasti
Udhëzime të reja në Britani për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Shmangni të folurit ballë për ballë, lani rrobat rregullisht dhe lini dritaret tuaja të hapura.
Britanikëve iu dhanë sot udhëzime zyrtare se si të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin kapjen e koronavirusit kur janë jashtë në publik.
Ministrat tani u kanë bërë thirrje britanikëve të vendosin maska për fytyrën në transportin publik dhe në disa dyqane, ku distancimi social nuk është i mundur.
Dhe ata kanë këshilluar njerëzit që të vazhdojnë të lajnë duart, të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të udhëtojnë duke ecur. Udhëzimet, gjithashtu rekomandojnë që të lajnë rrobat rregullisht dhe ta mbajnë shtëpinë e tyre të ventiluar mirë.
Në një paralajmërim të rreptë për publikun, udhëzimi thotë: “Është përgjegjësia juaj për të miratuar këto parime kudo që të jetë e mundur”.
Të gjithë ne, si klientë, vizitorë, punonjës ose punëdhënës, duhet të bëjmë ndryshime për të ulur rrezikun e transmetimit të virusit.
Kontakti i ngushtë me dikë është një tjetër faktor kryesor rreziku. Njerëzit që përpiqen të qëndrojnë të paktën dy metra larg nga të tjerët si një masë paraprake, janë më të mbrojtur.
Mbani duart dhe fytyrën tuaj sa më të pastër që të jetë e mundur, raporton Daily Mail. Përdorni dezinfektuesin ku është në dispozicion jashtë shtëpisë tuaj, veçanërisht kur hyni në një ndërtesë dhe pasi keni pasur kontakt me sipërfaqet.
Njerëzit mund të udhëtojnë për në punë, nëse vendi i tyre i punës është i hapur dhe thjesht nuk është e mundur të kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Shmangni përballjen fytyrën me fytyrën me njerëzit jashtë shtëpisë suaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur












