Futboll
UEFA ia merr organizimin Spanjës, kampionati do zhvillihet në Zvicër
Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.
Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, në saje të këmbëngulësisë së presidentit Agim Ademi që Kombëtarja kosovare të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle.
“Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë hyrjen e ekspeditës tonë në asnjë formë, kjo nuk pati sukses. Kësisoj, presidenti Ademi bëri presion tek UEFA për ta zgjidhur këtë çështje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle. Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













