Lajme
Ujëvara e Rinit është vendi më i vlerësuar në Zvicër në Google Maps
Ujëvara e Rhine në Schaffhausen, në Zvicrën veriore, me më shumë se 75,000 vlerësime, është vendi zviceran më i komentuar nga përdoruesit e Google Maps. Në vendin e dytë, por shumë prapa me 22,000 vlerësime, është Monumenti i Luanit të Luzernit.
Si pjesë e përvjetorit të saj të 20-të, Google Maps të enjten zbuloi dhjetë vendet, muzetë dhe restorantet më të vlerësuara zvicerane. Në kategorinë e parë, podiumi plotësohet nga Cliff Walk on the Titlis (17,000 komente), ura më e lartë e varur në Evropë. Një vend në dhjetëshen e parë gjen edhe Piazza Grande në Lokarno, në vendin e gjashtë, transmeton albinfo.ch.
Vendet e përmendura janë përgjithësisht jo vetëm më të njohurat, por edhe më të vlerësuarat: Ujëvara e Rhine merr 4.7 yje (nga maksimumi pesë), Monumenti i Luanit 4.5 dhe Titlis Cliff Walk 4.7, shkruan swissinfo.
Në kategorinë e muzeut, prodhuesi i çokollatës Lindt në Kilchberg, kantoni i Cyrihut), u rishikua 17,000 herë. Në vendin e dytë renditet Muzeu i Transportit në Lucern (12,600) dhe i treti Muzeu Olimpik në Lozanë (9,400). Të tre objektet kanë 4.6 yje. Ticino gjithashtu shfaqet në këtë dhjetëshe, falë Swissminiatur-it të vendit të tetë në Melide.
Së fundi, restoranti zviceran me më shumë vlerësime (12,000) është Zeughauskeller i Cyrihut, përpara një institucioni tjetër të Cyrihut, Hiltl (9,000) dhe Kiosque des Bastions (8,300) në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













